Rusia: Reciprocitet me Shqipërinë. Kosova, një pseudoshtet
Rusia duket se nuk e ka gëlltitur mirë fyerjen sipas saj që iu bë nga qeveria shqiptare me dëbimin e një diplomati nën argumentimin e thyerjes së masave anti-CoVid-19. Përmes faqes së vet në Facebook, ambasada ruse në Tiranë përcjell një qëndrim të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushko që paralajmëron se ky akt nuk do të kalojë për reagim.
Moska ka pritur me hidhërim të madh vendimin për dëbim të diplomatit rus nga Tirana. Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje. Një nga parimet themelore në diplomaci është reciprociteti, dhe askush nuk e ka hequr atë
citohet zv. ministri rus.
Këtij mesazhi sot ambasada ruse i ka shtuar edhe një koment të Ministrisë së Punëve të Jashtme për një deklaratë të Ramush Haradinajt, duke zbuluar një qëndrim të Moskës që nuk e konsideron shtet Kosovën.
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë "pavarësinë" e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan
thuhet në njoftim.
Në përgjithësi ambasada ruse ka qenë e kujdesshme për të mos folur me gjuhën e ftohtë zyrtare për një çështjet të tillë, por mesa duket në Moskë kanë arritur në përfundimin se në Tiranë marrëdhëniet nuk mund të kalojnë përtej stadit të prezencës me një seli diplomatike.
Comments
Ja ta rishkruajme dhe nje
Ja ta rishkruajme dhe nje here deklaraten Ruse:
Petja, mbaje shenim kete provokim te ri qe po na bejne shqiptaret. Ky provokim i ri perkeqeson mardheniet tona, te cilat me m*t se sa jane nuk behet. Natyrisht ne nuk mund ta leme pa e shfrytezuar rastin qe na dha vemendje dhe nje vend i vockel sa nje pordhe, quajtur Shqiperi.
E sa per reciprocitet nuk kemi si e leme Kosoven te ndryshoje kufij si te doje. Haruat c'na bene neve vetem se levizem kufirin e Krimese? Akoma po e vuajme e ju nuk ja hidhni dot ... ne mos po do jete me keq ...
e nderkohe qe provokimet jane bere tashme ku e ku varg e zinxhir si ne filmi Balle per Balle, te pakten vjen dhe nje lajm pozitiv: qe jemi ne drejtimin e duhur si Shqiperi sepse kemi perparuar ne rajon e nuk jemi me ai shteti pule e trembur e lepur i fjetur qe e kane sjelle verdalle nder shekuj sa ne nje pronar ne tjetrin.
Miqesisht!
E mo çi -i t'emen, edhe shoku Enver keshtu ia perplasi atij Hrushovit, mu ne fytyre ia perplasi dhe ruset iken me bisht ne shale na lane rehat 35 vjet, na lane. Tashti e kruajtem vete, jo populli mik rus, e terrci e verrci, e na tashti na e hodhen noten turinjve, e na tregojne edhe reciprocitetin pa le, ata muzhiket, demek katunaret, e Siberise.
Add new comment