Elon Musk dhuron 100 milionë dollarë për teknologjinë që neutralizon efektet e gazit serrë
Elon Musk ka në plan të ndihmojë kauzën mjedisore. Kreu i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, premtoi 100 milionë dollarë për zhvillimin e një teknologjie që është e aftë të mbledhë karbonin e lëshuar nga aktivtiteti njerëzor.
Konkretisht, me këtë ofertë, Musk synon disa koncepte, ende të parealizuara, të cilat do të ndalojnë ndryshimin e klimës duke thithur karbonin nga ajri, për ta përdorur më pas për diçka tjetër ose thjesht duke e hequr nga një zonë, në mënyrë që të parandalohet avancimi i ngrohjes globale.
Në teori, ideja është shumë interesante. Por ekspertët shqetësohen se ajo nuk mund të vihet kurrë në zbatim në atë masë sat ë shihet impakti pozitiv në klimën globale - apo edhe se do t'u japë korporatave një justifikim për të mos hequr dorë nga praktikat e prodhimit që ndotin mjedisin.
Ky propozim vjen në një kohë kur themeluesit të Teslas i kanë ecur punët mirë. Për shkak të rritjes së aksioneve të Tesla-s, Musk u bë për pak kohë personi më i pasur në botë, para se të rikthehej në vend të dytë, për t’ia lënë “fronin” sërish shefit të Amazon-it, Jeff Bezos.
Rritja e pasurisë mesa duket e ka shtyrë Musk më shumë drejt bamirësisë. Në fillim të këtij muaji, ai kërkoi publikisht ide se ku duhej të shkonin paratë që ai mund të dhurojë.
Add new comment