Kompania franceze "Carmat" hedh në treg brenda vitit zemrën e parë artificiale
Kompania franceze “Carmat” ka marrë aprovimin nga entet rregullatore për hedhjen në treg të zemrave artificiale. Përmes një njoftimi zyrtar, kompania bën me dije se do të nizë shitjen e zemrave artificiale që quhen Aeson, në mes të këtij viti.
Pajisja është projektuar për të imituar zemrën e vërtetë, peshon 900 gramë, ushqehet me bateri dhe funksionon si një pompë mekanike që rregullon fluksin e gjakut.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Piat ka deklaruar se pajisja punon fizikisht si një zemër njerëzore dhe synohet që me të të zgjidhet probemi i madh i transplanteve.
Add new comment