Vaksinën ua solla Unë
Kryeministri Rama nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetit prej nga është bërë i mundur sigurimi i vaksinës Pfizer. Gjatë një konference për shtyp në krah të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama ka lënë të kuptohet se vaksina e ardhur në Shqipëri është sukses i diplomacisë së tij personale. Vendi furnizues ka kërkuar konfidencialitet dhe sipas kryeministrit BE-së ka vepruar gabim, duke u shprehur se po ecet me parimin “secili për vete, Zoti për të gjithë”.
“Së pari, Covax nuk është vaksinë është sistem për të garantuar aksesin, nuk kemi arsye për të tërhequr lekët pasi covax do të funksionojë në një kohë të caktuar. Është jo vetëm e pa pranueshme, por edhe e pajustifikueshme sepse BE-së nuk i kushtonte asgjë që në momentin që x vend merr dozat dhe i mban aty, pasi nuk mund ti bëjë me shpejtësi, fare mirë mund të linte një pjesë për vendet e rajonit. Nga këto doza vendet e rajonit do marrin dozat për mjekët. Ne nuk i kemi të gjitha dozat që na duhen për të gjithë mjekët e Shqipërisë. Edhe ti kishim nuk do ti bënim dot njëherësh, por një pjesë do ja çojmë Kosovës. Nuk mund të harrojmë se jemi njerëz dhe e para është solidariteti.
Kemi bërë më të mirën, përjashto Serbinë që nuk e ka ende të qartë kur do fillojë. Kosova është në Covax por nuk dihet kur do fillojë, nuk mund tja zgjidhim hallin por do ta ndihmojmë. Zhdoganimi ka filluar të premten dhe sot në orën 9 është kryer, për shkak të gjitha hapave. Sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet për arsyet e veta, dhe e kërkojnë të gjitha vendet. Për një arsye shumë të thjeshtë. Nëse një vend e bën për Shqipërinë, nuk dëshiron ti kërkojnë edhe vendet e tjera. Arsyeja pse e bën për Shqipërinë është sepse keni Ramën kryeministër". është shprehur ai.
Gjatë konferencës Rama ka deklaruar se janë marrë gjithsej 970 doza të vaksinës Pfizer për të filluar me vaksinimet e para, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të vijnë 10.750 doza të tjera.
"975 vaskina sot, javën e ardhmshme vijnë 10.750 doza nga Pfizer dhe ndërkohë midis të sotmes dhe asaj që thash presim edhe 2000doza të tjera. Kemi edhe kanale të tjera”, tha Rama.
Add new comment