Jepini një medalje korrierit të Ankarasë!
Një deklaratë e ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglou se është i gatshëm të shkojë në Tiranë me ftesë të Edi Ramës për të vazhduar diskutimet eksploruese me homologun grek Dendias, është shapllur si triumf strategjik në Shqipëri.
Ka ndonjë që shkruan se Shqipëria e z. Rama po ka sukses aty ku dështuan SHBA, Franca, Gjermania e shumë të tjerë.
Mirëpo duhet sqaruar se ky është raundi i 61-të i bisedimeve dhe jo takim për firmosjen e një ZGJIDHJEJE. Nga këto diskutime janë prodhuar 5000 faqe dokument dhe jemi sërish në pikën e nisjes. Nga ana tjetër një vend si Shqipëria e ka më të thjeshtë të ftojë dy rivalë sepse ofron vetëm neutralitetin, ndërkohë që fuqi si Franca, SHBA apo Gjermania nuk janë shtete që të mund të ofrojnë territorin veçse kur bëhet fjalë për konferenca shumëpalëshe, adhe atëherë me rol protagonizmi. Përndryshe vende të tilla kërkojnë suksesin diplomatik te ndërmjetësimi real sepse kanë tagrin për një gjë të tillë(Camp David, Dayton), ndaj të mos i gënjejmë qytetarët me karamele të tilla.
Megithatë, meqë po kacavirren të gjithë për pakëz dritë në llumin e skandaleve që nuk kanë të sosur, jepjani një medalje Korrierit të Ankarasë.
Add new comment