Paguan miqtë? Po ministrat e z. Rama mund të paguajnë vetë për standardin e Dubait?
Siç mund të pritej, kryeministri Edi Rama, ka nisur të përgjigjet ndaj komenteve që po bëhen për Darkën e Dubait. Në një prej replikave të tij në rrjet – sepse z. Rama i përgjigjet dhe druhet Rrjetit, jo Opozitës , ai thotë:
Kjo lloj alibie është një dredhi e vockël për të tërhequr vëmendjen nga pyetja e vërtetë: a kanë mundësi financiare ministrat e z. Rama që të bëjnë pushime luksi jashtë vendit? A ka mundësi Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Elisa Spiropali që të kalojnë pushime në standardin e restorantit ku u filmua edhe darka e Dubait?
Kjo është pyetja e vërtetë dhe jo ajo që pretendon z. Rama. Pasi ne e dimë se ka ministra që përfliten se kanë vila në bregdet, në Tiranë e në kudo përtej mundësive të tyre. Por për këto gjëra zotëria nuk ka përgjigje sepse as nuk shtron pyetjen megjithëse jeton në një vend të vogël ku pak gjëra mbeten pa u marrë vesh. Jemi vendi që trajtohemi në çdo raport si vend i korruptuar ndaj ky korrupsion ka një mbrojtje politike, sepse atë nuk e bëjnë nëpunësit e thjeshtë. As ata "drejtorët që po na nxjerrin bojën".
Add new comment