Kina, ekonomia kryesore në botë në vitin 2034. Në pesëshen e parë edhe India
Qendra për Kërkime Biznesi dhe Ekonomike, me bazë në Britaninë e Madhe, ka publikuar raportin vjetor sipas të cilit Kina do të dalë ekonomia kryesore në botë në vitin 2033. Aktualisht SHBA qëndron në krye me 24.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë botërore. Shifër kjo e fund vitit 2019.
Rritja e Kinës do të ngadalësohet për shkak të demografisë dhe pabarazisë por dalja e saj në krye është e pashmangshme. Perëndimi po hap krahun thuajse në çdo drejtim kur vjen puna tek ekonomia. Sipas të njëjtit raport, India është tanimë ekonomia e pestë në botë duke kaluar Francën dhe Britaninë, kjo e fundit megjithatë me një performancë shumë të mirë po të mbahet parasysh BREXIT. India pritet të kalojë në vend të katërt në vitin 2026 duke lënë pas Gjermaninë, ndërkohë që Japonia do të jetë ekonomia e tretë në vitin 2034.
Franca qëndron poshtë Mbretërisë së Bashkuar dhe në vitin 2034 mendohet se kjo e fundit do të ketë zgjeruar me ¼-ën ekonominë e vetë krahasuar me Francën.
Parashikime të mira bëhen edhe për Rusinë, një ekonomi me varësi nga energjia. Sipas Qendrës në fjalë, Rusia do të zbresë vetëm një vend në vitin 2034, për shkak se ka arritur të diversifikojë ekonominë drejt teknologjisë. Viti 2034 duket se do të jetë pika e kthesës për vende si Korea dhe Indonezia që do të hyjnë në 10 ekonomitë kryesore në botë, ndërkohë që “surpriza” europiane është Polonia që pritet të renditet në ekonominë e 19-të në botë. Megjithatë në raport theksohet se surpriza më e madhe është performanca e SHBA që ka arritur të rikuperojë shumë shpejt pas krizës së vitit 2007.
Add new comment