Zbulohen dy lloje kërpudhash që i kthejnë mizat në zombi
Dy specie të reja kërpudhash që infektojnë mizat janë zbuluar në Danimarkë. Këto kërpudha i nxjerrin sporet nga një vrimë e madhe në barkun e insektit "si raketa të vogla", thuhet në një studim të kryer nga Universiteti i Kopenhagës. Strongwellsea tigrinae dhe Strongwellsea acerosa janë emrat shkencorë të kërpudhave gjejnë “strehë” të dy lloje mizash daneze - Coenosia tigrina dhe Coenosia testacea.
Ndërsa shumica e kërpudhave lëshojnë spore pasi bartësi vdes, në rastin e strongwellsea, bartësi vazhdon të jetojë për ditë të tëra, duke kryer aktivitete normale dhe duke u shoqëruar me mizat e tjera ndërsa kërpudhat konsumojnë organet gjenitale, rezervat e yndyrës, organet riprodhuese dhe më në fund muskujt e saj, ndërsa gjatë kësaj kohe lëshojnë mijëra spore tek individët e tjerë.
Sipas hulumtimit nga Universiteti i Kopenhagës dhe Muzeu i Historisë Natyrore të Danimarkës botuar në “Journal of Invertebrate Pathology” disa ditë pas kësaj, miza kthehet në shpinë dhe pas disa orësh spazme, vdes.
Taktika e pazakontë e mbajtjes gjallë të insektit që bëhet “shtëpia” e re e kërpudhës ndërsa lëshon spore quhet transmetim aktiv i bartësit (AHT). Kjo është një mënyrë efektive për të hyrë tek individë të tjerë të shëndetshëm. Shkencëtarët mendojnë se kërpudhat mund të prodhojnë substanca që "drogojnë" bartësit e tyre (ndonjëherë në ligjërimin bisedor u referohemi si "zombie"), që do të thotë se ato mund të qëndrojnë gjallë për disa ditë pas infektimit – për t’u “dorëzuar” vetëm kur nuk ka mbetur asgjë në barkun e tyre, përveç vetë kërpudhës infektuese.
Studiuesit thotë se ka gjasa që kërpudha të prodhojë një substancë të ngjashme me amfetaminën, e cila i mban energjitë e mizës në nivele të larta derisa ajo vdes. Po ashtu, këto kërpudha prodhojnë edhe substanca që i mbajnë larg mikroorganizmat e tjera, që do të thotë se miza e infektuar mbetet e pastër deri në fund.
“Ato punojnë si raketa të vogla”, tha Eilenberg. "Ata kanë një formë që i ngjan raketës dhe janë krijuar për të ecur shpejt. Nëse zbarkojnë në një mizë tjetër, ato ngjiten në kutikulë dhe më shkojnë drejt zonës abdominale, ku fillojnë të shumohen. Mijëra spore çlirohen nga një mizë e vetme”, thonë studiuesit.
Add new comment