Projekti i CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore, përdorim torture dhe drogrash
CIA ka pasur një projekt sekret MK-ULTRA, i vënë në zbatim gjatë vitit 1957 dhe 1960, me synimin për të kontrolluar mendjen njerëzore duke përdorur ilaçe dhe metoda të hipnozës. Detaje janë zbuluar në serinë kërkimore "Brainwashing" të transmetuar së fundmi në rrjetin televiziv amerikan CBS. Sipas dokumentarit, projekti famëkeq u zbatua edhe në Kanada dhe qeveria kanadeze ishte në dijeni për këtë.
Në fillimet e Luftës së Ftohtë, CIA ishte e bindur se komunistët kishin zbuluar një kurë ose teknikë që do t'i lejonte ata të kontrollonin mendjen njerëzore. Në kundërpërgjigje të kësaj, CIA nisi programin e saj sekret, të quajtur MK-ULTRA, në kërkim të një ilaçi që do t’u kontrollonte mendjen njerëzve dhe do të mund të ishte një armë kundër armikut.
Projekti MK-ULTRA u drejtua nga kimisti dr. Sidney Gottlieb.
"Disa nga eksperimentet e Gottlieb u financuan fshehurazi në universitete amerikane dhe qendra kërkimore, ndërsa të tjerët u kryen në burgjet dhe qendrat e paraburgimit amerikane në Japoni, Gjermani dhe Filipine", tha Stephen Kinzer, gazetar i “National Public”, për Radion Kombëtare. Në këtë projekt thuhet se u përfshinë edhe universitetet e famshme si Harvard, Columbia, Massachusetts etj.
Sigurisht, e gjithë kjo ndodhi në fshehtësi dhe vullnetarët e parë në hulumtim ishin agjentë dhe shkencëtarë të CIA-s, përfshirë vetë Gottlieb, i cili më vonë pranoi se vetë kishte marrë LSD më shumë se 200 herë.
Përveç LSD-së, meskalina, kokaina dhe marihuana u përdorën gjerësisht në eksperimentet e CIA-s. Vullnetarët që morën LSD gjatë eksperimenteve, në një numër të madh rastesh, e cilësuan atë një përvojë shumë të këndshme dhe u treguan miqve të tyre për këtë, midis të cilëve ishin disa të famshëm. Kështu, Sidney Gottlieb në një farë mënyre përshpejtoi zhvillimin e kundërkulturës në vitet ‘60. Pas eksperimenteve fillestare me LSD që përfshinin vullnetarë, Gottlieb i shtriu testimet te të burgosurit.
Sipas hulumtimit të Kinzer, shumë nga pjesëmarrësit në eksperimentet e Gottlieb iu nënshtruan torturave psikologjike duke filluar nga elektroshoku deri te dozat e larta të LSD-së. Për shembull, në një projekt, fëmijët e moshës gjashtë deri në 11 vjeç që ishin diagnostikuar me skizofreni morën LSD çdo ditë për gjashtë javë.
Po ashtu, CIA monitoroi shtëpitë publike me synimin për të parë se si kombinimi i seksit me ilaçet ndikon në gatishmërinë e burrave për të zbuluar sekretet.
"Gottlieb donte të krijonte një mënyrë për kontrolluar mendjeve të njerëzve dhe ai e kuptoi se ishte një proces me dy pjesë", thotë Kinzer. "Së pari, duhej të “sulmoje” mendjen ekzistuese. Së dyti, duhej gjetur një mënyrë për të futur një mendje të re në boshllëkun që krijohej. Ne hynë shumë te pjesa e dytë, por ai punoi shumë për pjesën e parë. Ne nuk e dimë sa njerëz vdiqën, por shumë jetë u shkatërruan".
Add new comment