Nis në Francë gjyqi ndaj ish-presidentit Nikolas Sarkozy
Ka nisur në Paris gjyqi kundër ish-presidentit të Francës, Nikolas Sarkozy i cili akuzohet për tentativë korruptimi të një gjykatësi.
Unë nuk jam një hajdut
është shpehur Sarkozy i cili bëhet presidenti i dytë i Francës që kalon në ndjekje penale për çështje të tilla. Sipas prokurorëve Sarkozy i premtoi gjyqtarit një punë të mirëpaguar në Monako në këmbim të informacioneve të brendshme rreth një hetimi ku po gjurmohej nëse ish-presidenti kishte pranuar pagesa të paligjshme nga Liliane Bettencourt për fushatën e tij të vitit 2007. Për akuzën prokurorët raportohet se kanë në dispozicon regjistrime telefonike mes Sarkozy dhe avokatit të tij, Thierry Herzog. Akuzuesi kryesor i ish-presidentit është biznesmeni franko-libanez, Ziad Takieddine dhe nëse ato provohen, Sarkozy rrezikon deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.
Add new comment