Trump shkarkon nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkarkuar sot Mark Esper nga detyra e sekretarit të Mbrojtjes. Përmes një njoftimi në tuiter, Trump njofton se “Esperit i është dhënë fund” dhe se në vend të tij si sekretar në Detyrë do të caktohet menjëherë, Christopher Miller, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kundërterrorizmin, për të cilin Trump nënvizon se “ka kaluar unanimisht në Senat”.
Vendimi i Trump është interpretuar në disa mënyra, por duhet thënë se ai me Esper ka patur edhe më herët divergjenca. Një ndër çështjet më të mprehta ishte ajo për përdorimin e trupave ushtarake kundër protestave për vrasjen e George Floyd në Minneapolis. Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi e ka cilësuar vendimin një “provë shqetësuese se Trump ka ndërmend të shfrytëzojë ditët e tij të fundit në zyrë për të mbjellë kaos në demokracinë amerikane dhe në botë”.
Mënyra e shkarkimit ishte tipike e Trump: përmes tuiterit. Mediat raportojnë se pak përpara sesa mesazhi në tuiter të publikohej, Esper u njoftua për vendimin nga shefi i Kabinetit të Trump, Mark Meadoës që mandej u drejtua për në godinën e Pentagonit.
Flitet se Esper kishte kohë që po përgatitej për dorëheqjen e vet.
Add new comment