Voyager 2 rikonfirmon: Densiteti jashtë sistemit diellor, më i lartë sesa brenda tij

Postuar në 20 Tetor, 2020 21:48

Hapësira ndëryjore përtej sietemit tonë diellor është më e dendur sesa ajo në sistemin tonë. Të dhënat befasuese vijnë nga sonda Voyager 2, e cila kaloi perimetrin kufitar që është nën ndikimin e Diellit në nëtor të vitit 2018. Në të vërtetë ky informacion është rikonfirmim i atij të dërguar nga sonda Voyager 1 që hyri në hapësirë ndërhyjore në vitin 2012 dhe bëri gjurmimin në një drejtim dhe rajon tjetër.

Kufiri i fundit i yllit tonë është një zonë që quhet heliopauza dhe ajo përkufizohet si e tillë nga ndikim që ka era diellore. Densiteti i lartë i hapësirës përtej sistemit tonë diellor bie ndesh edhe me përfytyrimin më të thjeshtë dhe spontan të të gjithëve ne për hapësirën si diçka boshe. P.sh në sistemin diellor, era diellore ka një dendësi prej 3-10 grimca(proton/elektron)për cm3. Dendësia e elektroneve në hapësirën e Rrugës së Qumështit është llogaritur të jetë në 0.037 grimca/cm3. Densiteti i plazmës në pjesën e jashtme të heliosferës është rreth 0.002 elektrone/cm3. Matjet e kryera nga Voyager 1 në tetor të vitit 2013 në një distancë prej 122.6 njësi astronomike(18.3 miliardë km) gjetën një dendësi prej 0.055 elektrone/cm3.

Voyager 2 kaloi heliopauzën më 5 nëntor 2018 dhe mati oshilacionet e plazmës më 30 janar 2019, në një distancë prej 18.9 miliardë km duke gjetur një densitet plazme 0.039 elektrone/cm3. Sonda e parë pasi eci edhe 2.9 miliardë km raportoi një rritje të densitetit me 01.3 elektrone/cm3 dhe e njëjta prirje u raportua edhe nga sonda e dytë.

Nuk është e qartë se çfarë e krijon një dendësi të tillë materieje në hapësirë, por një teori është se vijat e fushës magnetike ndëryjore përforcohen kur takohen me heliopauzën. Kjo mund të gjenerojë një paqëndreshmëri në valët e plazmës së magnetizuar që e varfëron këtë të fundit në rajonin ku ndodh mbivendosja. Voyager 2 gjurmoi një fushë magnetike më të fortë nga sa pritje në momentin që kaloi heliopauzën. Një tjetër teori është se heliopauza ngadalëson erërat ndëryjore në zonën e kontaktit duke krijuar rritje të dendësisë. Në çdo rast diçka ka për t’u sqaruar në kufijtë e sistemit tonë diellor për të cilën ende nuk dihet se çfarë implikmesh ka përtej interesit teorik.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

I shkreti vojexher 2, i jane grisur rrobat e trupit nga gjithe ajo rruge e gjate, vazhdon i varferi te jape te dhena per hapsiren jashte sistemit tone diellor, qe po prek, ndersa shkencetaret e tokes neper zyra te ngrohta e me kafe e biskota cdo dite, dalin cdo muaj me te dhena te reja, gjysma e te cilave ndryshojne me pas! Ai akoma nuk e ka prekur mire zonen interstellare, keta te zyrave dalin me deklarata perfundimtare mbi perberjen e kesaj hapsire!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.