Shpërthimi i Tunguskës, teoria e re: Një asteroid hyri dhe doli nga atmosfera
Një ekip studiesish nga Universiteti Federal Siberian në Rusi ka dalë së fundmi me një shpjegim të ri për atë që njihet si Shpërthimi i Tunguskës, ndodhur në qershor të vitit 1908. Daniil Khrenikov, kreu i studimit sugjerojnë se shpërthimi që pati pasoja të mëdha në zonë, u provokua nga një asteroid me përmbajtje hekuri, i përmasave 200 m në diametër që kaloi tangencialisht në atmosferë dhe mandej doli në hapësirë. Kjo për shkak të këndit të hyrjes.
Shpjegimi në fjalë përsërit tezën e prillit të vitit 2020, bërë nga Sergei Karpov i Instituti i Fizikës Kirensky në Krasnojarsk sipas të cilit pasojat e vëzhguara flasin për një kënd të asteroidit që shpjegon hyrjen dhe daljen e tij. Sipas studimit në fjalë kemi të bëjmë në fakt me një meteor që rrëshqiti për rreth 3000 km në lartësi 10-15 km duke krijuar një valë goditëse të jashtëzakonshme me dëme kolosale si zhdukja e 80 milionë pemëve, rrafshimin e 2000 km2 pyll, një ndriçim që u pa deri në Britaninë e Madhe dhe shpërthim që u dëgjua deri në 745 milje larg. Udhëtimi i tij ishte me shpejtësi 20 km/sekondë përpara se të dilte duke humbur gati gjysmën e masës prej 30 milionë tonësh. Kjo shpjegon mungesën e grimcave të hekurit në sipërfaqe, por praninë e oksideve të hekurit.
Kjo teori i jep shpjegim edhe mungesës së copave nga trupi qiellor dhe debatit të gjatë për mungesën e një krateri, që nëse do të kishte përplasje reale mendohet se do ishte deri në 2 km në diametër.
Add new comment