Maska me detyrim në rrugë, një masë që po imponohet por nuk arsyetohet dot

Postuar në 15 Tetor, 2020 11:15

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka postuar një status në rrjetet sociale përmes të cilit mbron me nerv shtetari – siç duket – vendimin e fundit për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Ai i bën apel qytetarëve që të mos dëgjojnë mediat dhe politikanët sepse ata gënjejnë dhe janë maskarenje me vila.

Brace sugjeron që heroi ynë të jetë mjeku i familjes, infermieri etj..

Dakord, kështu duhet të jetë. Mirëpo ne dëgjuam dje zonjën e respektuar Albana Fico që teksa lexonte aktin normativ zbulonte se detyrimi për mbajtjen e maskës përfshin edhe ata që e kanë kaluar njëherë sëmundjen për t’u ruajtur nga agjentë të tjerë respiratorë!!!, apo se ata që janë në biçikletë nuk kanë nevojë ta mbajnë, njësoj si ata që dalin për vrap.

Nëse virusi qëndron në ajër atëherë ai nuk është se privilegjon çiklistët dhe ata që bëjnë sport, ai godet pa dallim. Si atëherë u miratoka një akt i tillë që nuk ka koherencë logjike brenda? Dhe pse ta kundërshtosh atë për atë pikë që ka shumë diskutim, na qenka idiotizëm dhe ligësi?

Nëse hyn në bare dhe restorante duhet maska. Kur hyn brenda e heq se do konsumosh diçka. Kjo nuk ka asnjë bazë për t’u konsideruar si e logjikshme. Nëse virusi merret përmes ajrit, pra jo vetëm komunikimit me persona të infektuar apo kontakt sipërfaqeje të infektuar, atëherë masak mbron deri diku. Por këtu akti që mbron z. Braçe nuk bën asnjë sens sepse përjashton disa mjedise që janë me pamje të parë burim infkesioni dhe ndalon ecjen e lirë në rrugë pa maskë.

Le të dalë një mjek e të mbrojë atë akt normativ ashtu si është shkruajtur. Nëse do të perceptohej realisht ky rrezik, vetë njerëzit do ta mbanin maskën, siç pamë gjatë muajve të pranverës. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Diktaturat nuk kane nevoje te argumentojne, por te justifikojne masat e tyre dragoniane duke u mbeshtetur diku! Ne rastin konkret mbeshteten (gjoja) tek specialistet! Edhe kur (gjoja) argumentojne, kete e bejne jo permes debatit te hapur, por permes monologut te tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.