Maska me detyrim jo vetëm për CoVid-19. Një akt normativ që bën pronare qeverinë për marrjen e ajrit
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka njoftuar sot hyrjen në fuqi të mbajtjes së detyrueshme të maskës për të gjithë qytetarët mbi 11 vjeç. Në daljen e vet Fico ka deklaruar se për qeverinë shqiptare maska duhet mbajtur kudo me detyrim, duke shtuar në mënyrën më arrogante të mundshme se edhe ata që e kanë kaluar Sars CoVid-19 duhet ta mbajnë maskën për t’u ruajtur nga agjentë të tjerë respiratorë(minuta 3.07).
Kjo masë dhe ky rregullim përgjithësues që detyron një shoqëri të tërë të bëjë maskën pjesë të uniformës së vet të përditshme pse kështu vendosin disa ekspertë që marrin e kopjojnë masat e vendeve të tjera me kushte dhe rrethana krejt të tjera, është një nga shkeljet më të mëdha dhe dëshmi sesi harbutët e Rilindjes përveç vjedhjes po kërkojnë të modelojnë me arbitraritet edhe sjelljen.
Është një rast i pastër ku në vend se të shihnim zgjuarësi dhe mençuri nga të ashtuquajturit ekspertë po mësojmë se prej tyre vjen dhuna dhe politika e kufizimeve. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cilëson këtë ndërhyrje si Masat Anti-CoviD. Si atëherë zonja Fico flet për mbajtje maske me detyrim edhe për t’u mbrojtur nga agjentë të tjerë që lidhen me sëmundjet respiratore?
Kush vallë do duhet të pranojë që ligësia dhe frika e një ekipi të bëhet pjesë e jetës sonë? Nëse ka sot një detyrim ndaj vetes është të MOS E MBASH MASKËN NË RRUGË!
Add new comment