Zbulohet aktivizuesi i magnezit në qelizat njerëzore
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/10/28b6951ef60ad9cae8660363d6433b52_2020_10_09_01.jpg?itok=XvgOD0Yb)
Kërkues nga universiteti i San Antonios në Teksas të SHBA kanë zbuluar se çfarë e aktivizon magnezin në qelizat njerëzore. Zbulimi konsiderohet se i jep përgjigje një misteri 100-vjeçar, i tillë për shkak se përbërësi në fjalë merr pjesë, apo ka rëndësi për shumë procese jetësore në organizëm. Sipas kërkuesve, përgjegjës për aktivizimin e joneve të magnezit në qeliza është një metabolizues i quajtur Laktate, niveli i të cilës rritet në gjak gjatë ushtrimeve intensive dhe gjatë kohës që trupi preket nga disa sëmundje si ato të zemrës, diabeti, sepsis apo kanceri.
Laktate është një sinjal – si puna e dritës – që aktivizon jonet e magnezit. Me këtë sinjal jonet dalin nga depozitat qelizore të quajtura reticulum endoplazmik
është shprehur drejtuesi i ekipit, Madesh Muniswamy.
Sipas të njëjtit studim është një proteinë e quajtur Mrs2 që transporton jonet e çliruara të magnezit në centralet qelizore të quajtura si mitokondri. Këto të fundit gjenerojnë ATP, që është monedha energjetike që është e pranishme në të gjitha proceset e trupit. Shpjegimi i këtij mekanizmi ndihmon për të kuptuar ndryshe dhe më mirë se çfarë ndodh me sëmundjet metabolike, si p.sh se pse vihet re prodhim i ulët energjetik te personat e prekur nga diabeti 2 dhe ata me infeksione të rënda. Diçka ndërpret rrugën e magnezit që shërben për të ruajtur procesin në raporte të drejta.
Magnezi është thelbësor për jetën sepse gjendet në gjakun tonë. Dhe me zbulimin e përgjegjësit për aktivizuesin e tij në qelizë bashkë me proteinën transportuese është më e lehtë që të prodhohen barnat përkatëse, apo të përfshihet në trajtim kjo optikë e re mbi qarkullimin e tij në trup.
Add new comment