Të ikësh nga Shqipëria/Damian Gjiknuri flet për cilësinë e përfaqësimit në Parlament!!!
Damian Gjiknuri, një nga protagonistët e dosjes së manipulimit elektoral ne Dibër, është shfaqur sot shumë i shqetësuar për nivelin e përfaqësimit që mund të gjenerojë sistemi i listave të hapura. Ka thënë ndër të tjera z. Gjiknuri:
Me hapjen e listave do rrezikojmë që përfaqësimi në parlament të çedojë, të kemi surpriza, mund të kemi gjëra të papritura dhe të shëmtuara…Kam parë çfarë ka ndodhur në vendet e tjera, sidomos në vendet që nuk kanë maturimin demokratik, kjo ka qenë realiteti. Cilësia jo vetëm që nuk është rritur, por në disa vende që janë të ngjashme me Shqipërinë janë zgjedhur dhe nivelet më të dobëta të mundshme, pse? Sepse është ky elementi tribalizmat, zgjidhen tipat e fortë, kush ka para, këto ndodhin…Ajo do të sjellë një destabilitet, shkatërrim të përfaqësimit dhe do të jetë zhgënjimi më i madh i të gjithë shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë si bëheshin zgjedhjet për këshillat e komunave, kur të gjithë bridhnin me letra në xhep
Parimisht shqetësimi është i drejtë. Vetëm se këtu ai kompromentohet jo vetëm nga ajo që përfaqëson z. Gjiknuri në raport me historikun e zgjedhjeve, por edhe nga goditja thelbësore që i bëri përfaqësimit elektoral sistemi i listave të mbyllura të cilin sot zotëria e mbron. Ne pamë në parlament njerëz me rekorde kriminale, por me dëshmi penaliteti të pastër, ilustrim ky i qartë i llojit të shtetit që drejton këtë vend.
Ne shohim sot ministra dhe deputetë të korruptuar dhe pasuruar, të cilët njësoj si z. Gjiknuri pretendojnë se përfaësojnë popullin. Madje me cilësi.
Paradoksi i këtij apeli qëndron në faktin se struktura kriminale dhe korruptive e ekonomisë shqiptare është produkt kryesisht i bashkëqeverisjes me krimin duke kultivuar korrupsionin. Ndaj zoti Gjiknuri sot po flet kundër atyre për të cilët ka punuar dhe luftuar me partinë e tij dhe qeverinë e kanabizimit.
Vështirë të gjendet një rast më komik sesa ky me z. Gjiknuri, vetë një rekordmen për nga graviteti i akuzave që i janë bërë. Vetëm CEZ ka në mes 400 milionë euro, por nëse ajo akuzë është e rreme siç patjetër do thoshte z. Gjiknuri, çfarë mund të na thotë ai atëherë për cilësinë e përfaqësimit në rastin e një mashtrimi të tillë nga ata që e akuzojnë? Kujt vallë i duhet dhe çfarë përfaqëson kjo politikë?
Add new comment