Migrimi është një fakt i jetës. BE-ja njofton strategji të re për azilkërkimin
Europa duket se po hedh themelet e një qasjeje të re mbi migracionin, duke mos vlerësuar në të një problem që vetë ndikon balancat demografike.
Të paktën kjo mund të lexohet nga deklaratat e Presidentes së Komisionit Europian, Ursual von der Leyen e cila gjatë një fjale para Parlamentit Europian e ka cilësuar migracionin si një:
fakt të jetës
Çdo qenie njerëzore ka një dinjitet solemn. Migrimi ka qenë përherë një faktor në Europë dhe gjithnjë do të jetë i tillë. Ky është normaliteti. Ne duhet të jemi në gjendje ta menaxhojmë atë…Urrejtja nuk ka qenë kurrë këshilltare e mirë
tha ajo.
Fjala e von der Leyen vjen ndërkohë që kontinenti përballet me një valë në rritje migrimi pasi që nga viti 2015 kanë hyrë më shumë se 1 milionë njerëz. Ajo ka njoftuar se KE-ja do të adoptojë një strategji të re për azilin që synon përmirësimin e menaxhimit të migracionit në kufijtë e jashtëm të BE-së duke intensifikuar luftën kundër trafikimit dhe duke kërkuar nga vende të treta që të strehojnë emigrantë në këmbim të ndihmës së BE-së. Strategjia parashikon shpërndarjen e azilkërkuesve duke hapur kështu një diskutim të gjerë në bllok.
Add new comment