Pranë zyrtarizimit rezultatet e zgjedhjeve, si ndahet vota e malazezëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) në Mal të Zi pritet të njoftojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 30 gushtit. Afati i fundit është e hëna e javës tjetër.
Zëdhënësi i SEC, Mersudin Dautovic i tha agjencisë MINA se zgjedhjet do të përsëriten të enjten në një qendër votimi në Petnjica, me 427 votues.
"Afati i fundit për dorëzimin e kontestimeve është 72 orë, pra të dielën në mbrëmje”, tha Dautovi.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht, koalicioni "DPS - Milo Gjukanoviç" fitoi 30 vende, koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" - 27, koalicioni "Paqja është kombi ynë" – 10 dhe platforma "Bardh e Zi" - 4.
Partia Boshnjake dhe Social Demokratët do të kenë 3 deputetë secili, Partia Social Demokrate 2 dhe lista shqiptare "Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu" dhe koalicioni "Jedonoglasno" nga 1 përfaqësues secili.
Shpallja e rezultateve zyrtare i hap rrugën zyrtarisht edhe negociatave për formimin e koalicionit të ri qeverisës.
Add new comment