Brukseli ka rezerva për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 06 Shtator, 2020 17:19

Pikëpyetjeve që pasuan nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë u shtohet edhe një tjetër. Pas konfuzionit që shkaktoi një deklaratë e Ramush Haradinajt lidhur me liqenin e Ujmanit, që më pas u korrigjua, dhe habisë së presidentit serb kur merr vesh nga Trump se Serbia do të hapë ambasadën e vet në Jeruzalem (pikë e marrëveshjes), një prononcim i zëdhënësit të BE për Çështjet e Politikës së Jashtme lë të kuptohet se Unioni nuk e aprovon dokumentin e firmosur nga palët. Për BE-në, nuk mjafton thjesht dakordësia mes Kosovës dhe Serbisë, pasi pikat në fjalë duhet të jenë në përputhje edhe me rregullat e Bllokut.

Në një përgjigje për Kohën Ditore, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, thotë se BE-ja po pret më shumë informacion nga palët në lidhje me atë që është nënshkruar.

Palët kanë gjetur pika të përbashkëta se si t’i adresojnë çështjet e ndryshme në kuadër të normalizimit të raporteve të tyre. Palët duhet të flasin për veten rreth çështjeve në dokumente. Për BE-në, gjithçka për të cilën arrihet pajtim, duhet të jetë tërësisht në përputhje me EU acquis, rregullat dhe ligjet tona, ashtu si edhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Stano.

Në sytë e Unionit, kjo e bën të diskutueshme marrëveshjen e arritur përtej Adriatikut nga dy vendet aspirante për në BE. Një qasje e tillë nuk vjen e papritur, duke pasur parasysh angazhimin e Brukselit për një zgjidhje që nuk i kalon kufijtë e kontinentit të vjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.