Uragani Laura detyroi lumenjtë të rrjedhin në të kundërt
Uragani i kategorisë 4, Laura, ka qenë aq i fortë saqë raportohet se ai ka imponuar rrjedhjen në krah të kundër të lumit Neches në Texas të SHBA. Fluksi i lumit është 425 m3 në sekondë që është ekuivalente me mbushjen e një fushe olimpike për gjashtë sekonda.
Godita nga uragani solli ngadalësimin e rrjedhës natyrale dhe më tej ndalimin e saj për të kaluar mandej në praparrjedhje me një fluks prej rreh 200 m3 në sekondë. Lumi rimori rrjedhën normale pas 12 orësh, ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe me lumen Misisipi ndonëse në një shkallë më të ulët. Lumi Neches iu nënshtrua të njëjtit regjim të kundërt rrjedhjeje edhe në vitin 2008 si pasojë e goditjes nga uragani Ike, por në përmasa më të mëdha.
Add new comment