Fundi i Perëndimit po duket

Postuar në 24 Gusht, 2020 17:26

Ish- ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer publikonte sot një shkrim në “Project Syndicate” nën titullin: Fundi i oportunizmit perëndimor. Shqetësimi i atyre që vetëquhen si perëndimorë është thuajse universal: Kina. Kina, kultura e saj, suksesi, konkurenca dhe aftësia e papritur që një vend kaq konservator të shndërrohet dhe përshtatet.

Fischer bën një konstatim me natyrë strategjike kur shkruan ndër të tjera se:

Liderët perëndimorë supozuan se modernizimi dhe zhvillimi ekonomik do ta orientonin Kinën drejt një adaptimi të demokracisë, do të përqafonte të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ata e kishin gabim. Partia Komuniste e Kinës ka evoluuar drejt një modeli hibrid të një diktature njëpartiake, një ekonomie shumë konkuruese dhe një shoqërie konsumi. Deri më tani kjo qasje ka qenë shumë e suksesshme. Ndërsa pushteti politike ka mbetur në duart e komunistëve, thuajse çdo gjë tjetër i është kthyer te forcat e kapitalizmit konsumator hi-tech. Bashkimi Sovjetik nuk mund as të ëndërronte për një politikë ekonomike kaq inovative

Ai pranon karakterin revolucionar të zhvillimeve në Kinë që ia ka dalë të nxjerrë nga varfëria qindra milionë njerëz. Kjo është diçka që është predikuar si kyç i qytetërimit të tanishëm perëndimor, apo sistemeve liberale të tij. Pse vallë atëherë kemi përplasje mes Perëndimit dhe Kinës? Fischer thotë atë që është pohuar edhe nga të tjerë dhe që për ta thënë me një term që për veshët e oportunistëve të demokracisë perëndimore do të kërciste, fundi i tij është determinim i historisë.

Arsyeja pse konfrontimi kino-amerikan po përshkallëzohet tani ëstë relativisht i thjeshtë: për Perëndimin po duket fundi. Që nga fillimi i industrializimit Perëndimi ka mbajtur një monopol efektiv të pushtetit global. Por tani një komb i madh aziatik do t’i japë fund hegjemonisë perëndimore siç e njohim ne atë. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me administratën Trump

shkruan ish-ministri gjerman.

I cili duhet thënë se kur flet për Perëndimin, nënkupton SHBA. Bashkimi Europian nuk figuron në shkrimin e tij në asnjë rresht, por i nënrenditet termit Perëndim. Dhe evolucioni drejt fundit të hegjemonisë përcakton shqetësimin bazë: çfarë duhet bërë?

Ish-ministri sugjeron se Perëndimi duhet të gjejë një mënyrë të bashkëjetojë me Kinën kështu siç ajo është. Është raporti i forcave që e përcakton këtë gjë, por në dallim me të shkuarën e Luftës së Ftohtë, kjo nuk është një Detantë me armikun, por një kapitullim i një politike dhe rishikim strategjik. Mundet të rezultojë që bota të ofrojë më shumë liri zgjedhjeje duke i shpëtuar homogjenizimit politik, kulturor dhe mediatik, poshtë të cilit ishte ndërtuar hierarkia cinike e ekzotikës si p.sh Bota e Tretë, vendet në zhvillim etj..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.