OBSH: Shpresojmë se pandemia do të përfundojë në më pak se dy vjet
Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se pandemia aktuale do të mund të mbyllet brenda dy viteve. Kuptohet virusi mund të qarkullojë, por statusi epidemik i tij do të ndryshojë. Të paktën kjo është shpresa e organizatës që mbështetet te menaxhimi I deritanishëm, teknologjia dhe përqendrimi i përpjekjeve kundër sëmundjes
Ne kemi disavantazhin e globalizimit, afërisë, lidhjes, por kemi edhe avantazhin e një teknologjie më të mirë, kështu që shpresojmë ta mbyllim këtë pandemi në më pak se dy vjet. Duke përdorur mjetet e disponueshme në maksimum dhe me shpresën se do të kemi mjete të reja si vaksina, mendoj se ne do t’I japim fund kësaj në një kohë më të shkurtër sesa gripi i 1918-ës
tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanon Ghebreyesus.
OBSH-ja ka rekomanduar së fundmi që maskat të përdoren edhe nga fëmijët mbi 12 vjeç njësoj si të rriturit.
Add new comment