Trump ndërron butonat: 10 mlilionë$ shpërblim kundër ndërhyrjes në zgjedhje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin shpërblim 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione që çojnë në identifikimin apo lokalizimin e çdo personi që vepron nën drejtimin apo kontrollin e një qeverie të huaj, ndërhyn në zgjedhjet amerikane duke u angazhuar në veprimtari të caktuara kriminale kibernetike.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka folur për Rusinë, të cilën e ka akuzuar se ka ndërmarrë një fushatë shumë të sofistikuar dizinformimi, një kthesë e fortë e kësaj administrate që refuzoi të pranonte konkluzionet zyrtare se edhe në zgjedhjet e vitit 2016 pati ndërhyrje.
Njoftimi i Pompeos aktivizion një praktikë të vjetër amerikane të ndjekjes së keqbërësve përmes privatëve kundrejt shpërblimit, duke konfirmuar kështu se kapacitetet institucionale nuk mjaftojnë në këtë luftë. Sikundër nuk përjashtohet se kjo lëvizje paralajmëron kontestimin eventual të zgjedhjeve.
Add new comment