Turqia nis kërkimet në Mesdheun Lindor: Një ishull 4 milje2 nuk mund të gjenerojë 15 400 milje2 zonë detare
Ambasada turke në ShBA njofton se anija Oruc Reis ka nisur kërkimet sizmike në atë që e quan shelfi kontinental i Turqisë. Në një mesazh në tuiter, ambasada deklaron se Turqia po ushtron të drejtat e veta sovrane dhe rikujton se pretendiemt e Greqisë janë maksimaliste dhe të pambështetura në praktikën ndërkombëtare.
Të besosh se një ishull i vogël me sipërfaqe 4 milje katror, vetëm 1 milje nga Turqia dhe 360 milje nga toka greke, mund të gjenerojë 15 400 milje katror zonë detare është e papranueshme. Ky pretendim maksimalist i Greqisë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar
thekson ambasada.
Kërkimet e Turqisë përfaqësojnë tashmë një politikë të faktit të kryer për Greqinë dhe aleatët e vet. Athina ka deklaruar se nuk do të tolerojë shkeljen e sovranitetit të saj territorial.
Add new comment