Letra e 25 shkencëtarëve dhe mjekëve suedezë: Mos ndiqni modelin e Suedisë!
Mos ndiqni modeline Suedisë!
Kjo është thirrja që 25 mjekë nga Suedia i kanë bërë opinionit publik përmes një letre të botuar në US Today. Sipas mjekëve në fjalë arritja e imunitetit të tufës si filozofi menaxheriale dështoi dhe si dëshmi e kësaj është numri i vdekjeve.
Motivet e qasjes së lehtë të Agjenicsë Suedeze të Shëndetit Publik janë disi misterioze. Disa nga vendet e tjera që në fillim adoptuan këtë strategji e braktisën atë menjëherë teksa vdekjet nisën të shtohen, duke zgjedhur opsionin e kufizimeve të zgjatura. Por Suedia i ka qëndruar besnike qasjes së vet.
Pse? Arritja e imunitetit kolektiv…nuk ka qenë një objektiv zyrtar i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik…
thuhet në letër.
Sipas nënshkruesve një ndër arsyet e strategjisë së ndjekur mund të jetë se ajo ishte më e përshtatshmja në drejtimin ekonomik, pa folur për faktin se mbrojtja e saj është tashmë një alibi politike.
Suedia aplikoi masa të lehta krahasuar me vende të tjera dhe kjo qasje provokoi debate në masë të gjerë sidomos nga vende që aplikuan karantinën e plotë. Bota është ende nën presionin e një pandemie që nuk ka mbaruar, por debati mbi kufizimet është më aktual se kurrë për shkak të kostove të mëdha që ka provokuar karantina.
Add new comment