Irani jep shifra të tjera: 25 milionë të infektuar, 14 000 të vdekur. Në rrezik infektimi, 35 milionë njerëz
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/07/E4057DD2-DE15-4C78-9632-BF1015DFFEF8_2020_07_18_12.jpeg?itok=EfGed_oZ)
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, deklaroi së fundmi në në Iran aktualisht janë prekur nga CoVid-19, 25 milionë njerëz. Ai ka referuar një raport të Ministrisë së Shëndetësisë sipas të cilit shifra e deklaruar deri më tani prej 269 440 të infektuarish nuk i përgjigjet të vërtetës.
Vlerësimi ynë është që deri më tani 25 milionë iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 000 kanë vdekur. Ekziston mundësia që rreth 30-35 milionë njerëz të tjerë të jenë në rrezik infektimi
citohet presidenti i Iranit.
Në Iran, një vend me 80 milionë banorë, janë shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi, 200 mijë njerëz.
Add new comment