Po ambasada pse nuk negocion për ndryshimet kushtetuese?

Postuar në 17 Korrik, 2020 23:54

Shumica e kaloi marrëveshjen e 5 qershorit. 1:0 ndaj opozitës parlamentare. Por shumica propozoi ndryshime kushtetuese të cilat i negocioi me opozitën parlamentare. 1:0 për shumicën ndaj opozitës joparlamentare. E cila çfarë nuk tha e çfarë nuk kërcënoi sapo mori vesh se Edi Rama po hapte listat e bllokonte koalicionet pa pyetur të. Shikoni p.sh se çfarë deklaronte Gazmend Bardhi, një njeri i afërt i Lulzim Bashës:

Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve…Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman.

Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!

Ndoshta do të vijë një ditë që ky Bardhi të kuptojë se sa qesharak është dhe sesa keq e luan pjesën. Është po ky i njëjti që njoftohet se do të shkojë në takimin e Këshillit Politik, mbledhur pas negociatës në distancë Presidencë - Qeveri e ku siç mund të merret me mend do të diskutohen edhe ndryshimet e përfolura kushtetuese. Pra pasi miratoi Marrëveshjen e 5 Qershorit, kryeministri luan me dy opozitat për ta thelluar atë. Dhe arrin madje të mbledhë tryezën për këtë gjë. 2:0 për shumicën në raport me opozitën joparlamentare që përfaqëson tanimë një gjendje të ngjashme me atë që e ka zënë makina. Edhe pse duhet pranuar se ky njeri mund të mundet vetëm duke injoruar çdo skrupull. 

Të mos harrojmë ambasadoren e SHBA-së, Kim që ndërmjetësoi marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo është tashmë mesa duket e panevojshme dhe autoriteti i saj u godit me një manovër fare të vockël të z. Rama që e talli duke bërë propozime të befta pas miratimit të një marrëveshjeje. Sigurisht Kim mund të luajë edhe ajo rolin e vockël që zë kaq mirë vend në kokën e shqiptarëve: le të bëjë sikur kjo e gjitha ka qenë e kurdisur dhe koordinuar me Ramën, megjithëse në fund, ai që ka pak mend do pyesë: pse dhe kush fiton nga të shndërruarit në lolo?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.