Ky është I Madhi. Thotë se përfaqëson popullin dhe se Parlamenti është sovran

Postuar në 16 Korrik, 2020 13:48

Kryeministri Edi Rama ka prezantuat sot veten në rolin e filmit më të ri propagandistik: Oh sa mirë me qenë shqiptar! Teksa fliste në Parlament, z. Rama ndër të tjera u shpreh:

U them miqve ndërkombëtarë që nga përfaqësuesja e SHBA, e cila u vendos në dispozicion me bujari dhe durim, hapi edhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme, të BE-së, të Britanisë, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, përsa kohë unë do të jem kryetar i PS-së, ku bëhet dialog shqip me përkthim dhe ambasada të huaja.

Ashtu edhe zotin Wadephul, është personalitet, më shumë mik me Bashën se me mua, por u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sikur mendojnë përfaqësuesit e popullit në këtë sallë dhe do të vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve nga ana tjetër që duan të vendosin jo vetëm partinë por edhe deputetin.

Këto të dyja janë një fakt me të cilën. Nuk do ta pengojë parlamentin që para mbylljes që të votojë një ndryshim historik, që u shërben shqiptarëve

Pra njeriu që për reforma themelore në këtë vend si reforma në drejtësi p.sh ka mbyllur sytë dhe na i ka shitur ato si garanci të të huajve, njeriu që ndryshoi Kushtetutën me pazar të mbyllut, njeriu që mbylli listat, sot thotë se në Shqipëri vendosin përfaqësuesit e popullit. Sigurisht që Parlamenti mund të marrë vendime dhe ato të kenë fuqi detyruese, por nuk ka pse të pranojmë termin përfaqësues i popullit. Ne e shohim parlamentin çdo javë, punimet e tij, diskutimet etj. Ka ndonjë përfaqësues të popullit aty? Flet kush për problemet reale të këtij vendi? E më e rëndësishmja: Voton kush në përputhje me bindjen e vet? Ose: Ka ndonjë që ka bindje të vetat aty brenda?

Zoti Rama mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë nga ajo godinë, të propozojë çfarë të dojë dhe ajo të miratohet. E kujtoni ligjin special për Teatrin? E votuan të gjithë, pa e lexuar ndoshta se çfarë shkruhej. Por t’I lëmë deputetët të hanë përsheshin me kos që u vë kryetari, pasi për reformën zgjedhore përsheh me kos po ha edhe Damian Gjiknuri, ose njeriu i zgjedhjeve në parti. Kryetari ia arnoi dekllaratat për listat njësoj si dikur në opozitë, kur po këta njerëz që sot hiqen si enturazh i kryeministrit, pyesnin njëri-tjetrin në kafene, ose gazetarët:

Di gjë çfarë do bëhet?

Ku di gjë unë, i Madhi e di.

I Madhi është Edi Rama dhe kjo shpjegon pse këtu humori nuk është asnjëherë serioz. Edhe kur I Madhi ishte më shumë se aq, ishte I Gjati. 

jo mënyrë vendimmarrjeje na zbulon se në Shqipëri Parlamenti është një njeri, i cili sot hiqet si sovranist, kurse deri dje u thoshte shqiptarëve se “unë nuk e vras mendjen se çfarë votoj sepse këta apo atë draft e mbështet SHBA dhe BE”.

Vështirë të ketë patur ndonjë periudhë ku përfaqësimi të ketë mbërritur në këtë pikë formalizimi dhe ku një njeri i vetëm me dy apo tre të tjerë vendos në këtë mënyrë. Ne jemi të gjithë të papërfaqësuar, ne nuk përfaqësohemi më veçse te pasaporta që na mundëson të ikim nga ky vend, streha e hajdutëve të kthyer në shtetarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.