Soreca godet 5 qershorin: Njohim rolin e parlamentit në miratimin e elementëve shtesë të Reformës Zgjedhore
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar sot nga Vlora se marrëveshja e 5 qershorit mes pozitës dhe opozitës duhet miratuar sa më shpejt, por nuk ka përjashtuar të drejtën e parlamentit që të shtojë elementë të saj.
Natyrisht që ne kemi parë që janë bërë edhe disa propozime shtesë ato të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it janë jashtë tyre. Ato që u kërkuan në fakt nga këshilli i BE. Po ashtu kemi parë që sipas orientimeve të Këshillit të Venecias dhe OSBE-së këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht e njohim rolin e parlamentit sa i përket miratimit të elementëve shtesë të Reformës Zgjedhore, në lidhje me sistemin zgjedhor, ne inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që të vazhdojnë diskutimet, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes të datës 5 qershor të reformës zgjedhore. Më lejoni të them që këtu fjala gjithëpërfshirëse është shumë e rëndësishme kur flasim
citon Agjencia Telegrafike Shqiptare, Sorecan.
Në këtë kuptim, BE-ja nuk dëshmon një vullnet të prerë për reformën, duke i dhënë mundësi kryeministrit të shtojë arnime elektorale në Kushtetutë, kamufluar pas alibisë së këto shtesa nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit. Soreca ka bërë thirrje që palët të diskutojnë, duke cilësuar kështu se ndërmjetësimi i SHBA për marrëveshjen nuk mund të quhet përfundimtar.
Add new comment