Standardi demokratik/Qeveria hollandeze refuzon të kërkojë falje për skllavërinë
Kërkojnë standarde kurdoherë dhe kudo. Dhe me të drejtë. I kërkojnë në emër të demokracisë, e ca më thellë, në emër të qytetërimit, por duket se kemi të bëjmë me dy standarde. Qeveria hollandeze, ndër ato qeveri që më shumë nga të gjithë për të drejtat e grupeve të ndryshme, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kërkojë falje për rolin e kërij vendi gjatë tregëtisë së skllevërve.
Gjatë një debati parlamentar, dy parti të koalicionit, D66 dhe Christen Unie, kanë kërkuar nga kryemimistri Mark Rutte një falje publike për skllavërinë. Ky i fundit është shprehur kundër kësaj ideje duke deklaruar se ajo mund ta shtojë polarizimin politik në vend.
E kuptoj kërkesën dhe e di se çfarë do të thotë një apologji. Por çësjtja është nëse mund të bëhen përgjegjës njerezit e sotshëm për të shkuarën. Disa mund ta përjetojnë si të dhimbshme
citohet Rutte.
Ai ka këmbëngulur në vendimin që qeveria nuk do të shprehet në këtë moment.
Ndërkohë qeveria ka ngritur një komitet të posaçëm për të hetuar ndikimin e skllavërisë në të tashmen dhe pas kësaj do të pasojë edhe apologjia.
Add new comment