Një vizitë malinje në Kosovë si miku i Hashim Thaçit

Postuar në 29 Qershor, 2020 12:21

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore” shkruan mbi axhendën e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kosovë. 

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka siguruar KOHA, vizitën do ta fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë

shkruan gazeta.

Siç shihet Edi Rama po lobon në Kosovë për Presidentin e saj, një rast i paprecedent. Ai po takon ata aktorë politikë në vend që kanë në dorë ekzistencën e qeverisë aktuale dhe koalicionit qeverisës, rrëzimi i të cilit do të neutralizonte peshën politike të Hashim Thaçit, që tanimë po mbrohet pas imunitetit si President.

Rama ka shmangur – sipas këtij raportimi(i rrëzuar) – një takim me Vetëvendosjen, duke konsumuar kështu me këtë shmangie një ndërhyrje të pastër në çështjet e brendshme të Kosovës, teksa hyn në skenën politike të saj nga pozita e një miku të Hashim Thaçit. Të cilin me gjasë do ta konsultojë edhe për fjalimin që do i drejtojë popullit të vet. Vështirë se mund të imagjinohet një rol më malinj në Kosovë sesa ky rast.

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

Ok. Malinj. Po cili do te ishte roli benign. Po e beni sikur akuza ndaj hashimir te ishte lufte politike e brendshme. Turp te kini

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.