Përdoret Vlora(si zakonisht) për të kuruar imazhin e Hashim Thaçit

Postuar në 27 Qershor, 2020 20:24

Një banderolë në stadiumin e Vlorës është bërë shkak për shtyrjen e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka thënë se kjo është sjellhe e pakuptueshme nga klubi gjirokastrit. Madje Idrizi ka thënë se Hashim Thaçi është hero kombëtar. 

Është një idiotësi. Nëse nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën të Azem dhe Shote Galicës dhe Hasan Prishtinën, qenka një turp për këta. Nuk e kuptoj. Ne kemi solidarizëm. Hashim Thaçi është hero kombëtar

citohet Idrizi.
I cili bën leksione politike dhe na tregon se kush është heroi ynë nga një stadium. Ta lëmë mënjanë konsideraën për Thaçin që për disa mund të jetë edhe një hajdut apo vrasëe me imunitet, e le të shohim se dora e kujt është në këtë që ndodh në Vlorë.

Është dora e atij që kësi marifetesh i ka për kollaj sepse pafytyrësinë e vet e ka aplikuar në qeverisje duke kujtuar se hallet e veta na përfaqësojnë të gjithë. Dhe ka gjetur Vlorën ta bëjë këtë sepse siç na mëson historia, Vlora mund të përdoret kollaj politikisht në këmbim të besimit të saj se ka bërë histori. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Soji i Thacit e Haradinaj jane "heronjte" qe luftuan dhe vrane me shume pas lufte se ne lufte, per t'u pasuruar per vete dhe varferuar Kosoven.
Ja, keta jane mostrat qe cdo kush me dy gr tru edhe mund t'a kuptoj gjendjen mizerable ku e kane denigruar Kosoven sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.