112 milionë dollarë gjobë për korrupsion ndaj Novartis

Postuar në 26 Qershor, 2020 13:15

Gjiganti zviceran i farmaceutikës, Novartis AG, është bërë pjesë e skemave korruptive në Korenë e Jugut, Vietnam dhe Greqi.

Përmes filialit të saj, Alcon Inc, Novartis ka paguar apo u ka dhënë favore të tjera institucioneve të kujdesit shëndetësor, publike dhe private, në këmbim të orientimit të pacientëve te medikamentet e prodhuara prej saj.  

Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimit njoftoi se Novartis AG ka pranuar të paguajë mbi 112 milionë dollarë për të shlyer akuzat për shkeljen e dispozitave të kontrolleve të brendshme, që parashikon Ligji për Praktikat Korruptive në raport me të huajt (FCPA).

Skemat korruptive janë vënë në zbatim në periudhën mes viteve 2012 dhe 2016 dhe në dijeni të tyre kanë qenë disa menaxherë të filialeve vendore ose bashkëpunëtorë.

Novartis nuk ka kryer kontrolle të mjaftueshme të kontabilitetit të brendshëm në ish-biznesit të saj Alcon në Kinë nga viti 2013 deri në 2015, që përdorte kontrata të falsifikuara si pjesë e marrëveshjeve të financimit lokal, çka ka gjeneruar humbje të mëdha që e detyruan Novartis dhe Alcon të shlyejnë më shumë se 50 milionë dollarë borxh të keq.

Tashmë Novartis do të paguajë 92.3 milionë dollarë dhe do të kompensojë 20.5 milionë dollarë të tjera.

Për më tepër, filialet e Novartis dhe Alcon kanë rënë dakord Departamentin e Drejtësisë të ShBA-ve që të paguajnë më shumë se 233 milionë dollarë si gjobë penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.