Ministri nuk e kishte mendjen kur u bë kanabizimi
Ylli Manjani, që ka qenë ministër Drejtësie në qeverinë e përbashkët PS-LSI, shkruan sot në Facebook se dënimi i Saimir Tahirit nuk ka më logjikë juridike. Ja pse sipas tij:
Kam thënë dhe vijoj ta them se dënimi për shpërdorim të detyrës,kur nga shpërdorimi nuk ka pasojë, quhet BOLSHEVIZËM ligjor.
Jam i bindur në këtë llogjikë. Lexojeni Kodin Penal dhe do bindeni që është kështu.
Zyrtari publik kur e shpërdoron detyrën nuk e bën për fiksim as si qëllim në vetvete, por për të arritur një pasojë të paligjshme. Ky është kuptimi ligjor i kësaj vepre penale.
Në fakt drejtësia e vërtetë të provon dhe të gjykon për pasojat që sjell veprimi ose mosveprimi. Shpërdorimi i detyrës në vetvete nuk është as qëllim e as pasojë, por mund të jetë një mjet për të arritur një pasojë kriminale.
Këtij kuptimi duhet ti qëndrojë çdo arsyetim apo interpretim ligjor.
Në rastin Tahiri, meqë ka kuriozitet këto ditë, llogjika është njësoj: Ose ai shpërdoroi detyrën dhe lejoi drogën, ose nëse nuk provohet pasoja ska më asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës
Në terma strikt juridik, nisur nga akuza Manjani mundet të ketë të drejtë. Kjo edhe sepse lulëzimi i kanabisit, mund të mos jetë shpërdorim detyre vetëm, por të jetë vetë detyra reale. Ndaj nga pikëpamja e akuzës këtu jemi në rrafsh formal dhe spekullimi.
Mirëpo z. Manjani është personi që ka pohuar në vetë të parë emergjencën e kanabizimit kur kërkoi në tetor të vitit 2016 që për luftën kundër kultivimit të bimës në fjalë të përdorej ushtria. Kemi pra një deklarim nga një anëtar kabineti që po na flet për urgjencë kombëtare të drogës, teksa sot, në një interpretim juridik të ftohtë, na thotë se asgjë nuk u provua. Në cilësinë e një njeriu me dijeni të plota rreth fenomenti, z. Manjani mundet për etikë edhe të heshtte nëse nuk bën dëshmitarin.
Nesër mund të themi që droga nuk është mbjellë ndonjëherë në këto anë, se propozimet për masa drastike kishin karakter frenues.
Add new comment