Novartis ndërpret testimet për hidroksilklorokinën. Mungojnë vullnetarët

Postuar në 20 Qershor, 2020 13:35

Kompania e njohur zvicerane e prodhimit të barnave, Novartis, ka ndërprerë testimin e hidroksilklorokinës si barnë e dobishme kundër koronavirusit. Shkak është bërë mungesa e pjesëmarrësve vullnetarë në këtë testim masiv që duket se janë ndikuar nga rezultatet e testeve të tjera në këtë drejtim.

Nga 440 pacientë të hospitalizuar që mendohej të kryenin testimin vetëm disa morën pjesë. Reuters shkruan se vendimi gjithësesi pason një qëndrim të Qendrës amerikane për Administrimin e Barnave që revokoi përdorimin e hidroksilklorokinës kundër CoVid-19 për shkak se ai nuk i ndihmon pacientët.

Edhe kompania franceze Sanofi ka deklaruar se do të marrë në ditët në vijim një vendim se çfarë do të bëjë me studimet e veta për përdorimin e barnave aktuale kundër CoVid-19.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.