"Lajmi"/Jemi të fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Postuar në 19 Qershor, 2020 01:24

Eurostat ka publikuar sot të dhënat për vitin 2019 ku rezulton se shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, që rezulton më e ulëta për Europën, pa përfshirë Kosovën që bën përjashtim te të dhënat.

Gjithsesi, ajo që mund të konsiderohet paksa pozitive është se në raport me një vit më parë, përqindja ka mbetur e pandryshuar, që do të thotë se vendi ynë ka ngecur në atë që quhet procesi i konvergjencës, çka nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike në krahasim me vendet e zhvilluara, por që gjithsesi nuk është edhe aq shpresëdhënëse.

Edhe Bosnja-Hercegovina, e cila ka qenë gjithmonë te të fundit, këtë herë e ka kaluar Shqipërinë pasi ka të ardhura sa 32% i mesatares europiane për vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtën mesatare si ne. Vendet e tjera të rajonit kishin këtë përqindje: Maqedonia e Veriut 38%, Serbia 41% dhe Mazli i Zi me 50% të mesatares së BE-së.

Jo vetën kaq, por Shqipëria mban vendin e fundit edhe për konsumin individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve. Në këtë aspekt, Shqipëria ka 40% të mesatares së BE-së, vetëm 2% më shumë se viti i kaluar.

Përsa i përket BE-së, 10 shtete kishin mesataren më të lartë se unioni, ndërsa Bullgaria ishte ajo që kishte më të voglën, 53%. Përshtypje bën Luksemburgu, vendi i parë për të ardhura për frymë, me 261% më shumë se mesatarja e BE-së.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.