OBSh-ja është një han që duhet ribërë nga e para

Postuar në 10 Qershor, 2020 23:41

Deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se asimptomatikët nuk infektojnë ka tërhequr kritika të mëdha. Drejtori i departamentit të mjeksisë molekulare dhe virologjisë në Universitetin e Padovës, Andrea Crisanti ka deklaruar se asimptomatikët janë të rrezikshëm dhe se në të gjitha sëmundjet infektive luajnë një rol kyç në bilogjinë e agjentëve pëtogjenë. 

OBSh thotë se asimptomatikët nuk janë një problem për t’i shpëtuar të gjitha gabimeve të mëparëshme. OBSh është një han që duhet çmontuar dhe ribërë nga e para. Trump ka bërë gabim që tërhoqi financimet sepse e ka bërë më të ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme, kur OBSh në fakt duhet financuar nga shtetet anëtare pa ndikime të jashtme. Është e qartë se kinezët na kanë vënë në dispozicion vetëm pjesë  finale të kurbës, mungon pjesa eksponenciale. Kina ka gënjyer për fillimin e pandemisë, për numrin e rasteve, për vdekshmërinë dhe për asimptomatikët. Një mungesë e plotë transparence

është shprehur Crisanti. 

Aktualisht imazhi i OBSh-së është në kuotat më të ulëta që nga vitit 2009 kur shpalli pandemi gripi, por që i cili rezultoi një epidemi me simptoma të lehta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.