Vdekja e George Floyd, Këshilli i qytetit në Mineapolis vendos shkrirjen e departamentit të policisë

Postuar në 08 Qershor, 2020 13:30

Departamenti i policisë në Mineapolis, qyteti ku gjeti vdekjen George Floyd, do të shkrihet. Kjo është vendosur nga Këshilli i Qytetit që ka votuar shpërbërjen e departamentit dhe rikrijimin e tij nga e para.

Ne vendosëm të shkrijmë departamentin siç e kemi tani dhe ta rindërtojmë atë si një model të ri me komunitetin tonë që t’i shërbejë sigurisë publike

citohet kryetarja e Këshillit,  Lisa Bender.

Vendimi ka hasur në kundërshtimin e kryebashkiakut, Jacob Frey dhe të kreut të unionit të policisë, Bob Kroll që u shfaq vitin e kaluar me Presidentin Trump. Vendimi në fjalë merret në kuadër të një tensioni shumë të lartë që ka vendosur edhe emra të njohur republikanësh kundër presidentit dhe idesë së tij për dislokimin e ushtrisë kundër protestuesve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.