Donald Trump, presidenti i parë që po përpiqet të përçajë Amerikën
Mënyra sesi administrata Trump po menaxhon protestat në vend pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, ka provokuar reagime të shumta edhe në elitën politike të vendit. Ish-seketari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka akuzuar presientin e SHBA-ve se po përpiqet të ndajë popullin amerikan.
Donald Trump është presidenti i parë në jetën time që nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan – as nuk pretendon se e bën këtë. Përkundrazi, ai po përpiqet të na përçajë. Ne po dëshmojmë pasojat e tri vjetëve përpjekjeje të qëllimshme në këtë drejtim
është shprehur Mattis.
Ai ka kritikuar militarizimin e terminologjisë nga sekretari aktual I MBrojtjes, Mark Esper dhe gjenerali Mark Milley që flasin për protetstat si “fushëbetejë”.
Ne duhet të refuzojmë çdo mendim për qytetet tona si fushëbeteja. Duke militarizuar përgjigjen tonë, siç dëshmuam në Washington, ne krijojmë një konflikt të rremë mes ushtrisë dhe shoqërisë civile
shkruan Mattis
Add new comment