Një reportazh nga Lazarati, fshatit që ia mori hashashin Qeveria e Çunave

Postuar në 26 Maj, 2020 18:08

TvT ka përcjellë sot një reportazh nga Lazarati(video e kronikës më poshtë). 

Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur-, thotë një banore. Ndërkohë që të tjerë shtojnë se tani që kanabisi do të legalizohet, për të dënuarit nga ky fshat për kultivim dhe trafikim kanabisi duhet amnistia. Në fund fare njerëzit kërkojnë të afërmit e tyre. Duket se fshati që aq shumë u bombardua nga artileria mediatike e së majtës është dorëzuar. Ka kaluar në periferinë e Lajmit. 

Tani që kanë kaluar disa vite dhe shohim rrjedhën e ngjarjeve ne mund të kuptojmë fare qartë se ajo që ndodhi në Lazarat ishte një operacion në thelb mafioz i dirigjuar nga qeveria. Një fshati me mbrojtje politike të caktuar iu mor me forcë e drejta e fituar po me forcë mbi një ekonomi miliardash për t’ia kaluar “çunave të partisë”. Atyre çunave që bëjnë tërmet elektoral, që mundet të përfundojnë edhe kanaleve dhe në punë të detyruar. 

Po çfarë rëndësie ka kjo? Rëndësi ka që askush nuk kishte merak se mos na njollosej imazhi i atdheut. Meraku ishte te paratë dhe në këtë tavë janë edhe kokështrembërit e gazetarisë(në kuptimin që mendojnë skiç jo për nga kraniometria). Kjo duket të jetë e vëeteta që mori udhë nën gjurmët e divizioneve të mbrojtjes popullore dikur motit me diversantët. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.