Asgjë e mirë nuk del nga këto takime

Postuar në 19 Maj, 2020 19:12

Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti

Kupton kush ndonjë gjë konkrete në këtë mesazh? Ndoshta, por patjetër duke deshifruar. Zonja Kim ishte te z. Rama, kanë folur për situatën dhe tani zonja Kim pritet të takojë z. Basha. 

Të mos na mbetet merak ndonjë gjë se në këto takime që kemi 30 vjet që i dëshmojmë nuk ndodh ndonjë gjë e madhe. Jepen urdhëra dhe porosi, blihen dhe shiten muhabete dhe pazare që nuk përbëjnë ndonjë sekret. Sepse në republikën e hajdutërisë nuk ka një sekret të vetëm që të mos ketë të bëjë me ndonjë vjedhje të radhës. 

E sigurtë është që zonja në fjalë ka mbirë në ekrane dhe media pa ardhur mirë në Shqipëri. Duke në bërë të qartë se njësoj si paraardhësit e saj do tentojë të bëjë guvernatoren e këtij vendi. Asgjë e mirë nuk del nga këto takime. Kjo skotë diplomatësh janë një ndër arsyet që e morën në qafë këtë vend. Me siguri që zonja po bën zjarrëfikësen në një situatë pakënaqësie, duke dhënë garanci te kryeministri që po bastis Shqipërinë dhe duke squllur kryeopozitarin që ka treguar se e ul shpejt bishtin. 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Nuk do kete vend tjeter ne bote si Shqiperia ku ambasadori/ja amerikan/e , ka kaq pozicion imponues. Dhe ky imponim eshte vetem ne funksion te poshterimit dhe goditjes se dinjitetit dhe shpreses.

1. Fale kesaj ambasade kemi kete parlament dhe do ta kemi gjate duket, ndoshta ia shtyjne mandatin sepse zeri i Rudines psh po inspiron edhe Ameriken, per te pare ca eshte politika progresive.

2. Fale kesaj ambasade kemi krejt pushtetin lokal ne dore te PS deri ne 2023, me siguri.

3. Fale kesaj ambasade shuhet cdo ze objektiv protestues, per gjera reale.

Submitted by Milan77 (not verified) on

Po duroni edhe pak sa te beje Meta partine e tij indipendendtiste kunder republikes se ambasadoreve....
45 vjet pa amerikanet neper kembe paska qene me mire...deri atehere shkoni vini nje tufe lule tek varri i Enverit....

Submitted by redaksia on

Se mos e ke me pagese keshillen, se nuk kemi gje per te dhene. Ndaj mjaftohu me nje falemnderit! 

Submitted by Aqif (not verified) on

Sipas teje o Mark Milani po kundershtuam skllaverimin e Ameriqise kthehemi be diktature komuniste?
Keto jane pasojat e ketij populli, sepse ata qe ndertuan dhe i sherbyen komunizmit dje, sot ndertojne dhe sherbejne per skllaverimin e ketij shteti ne koloni amerikane. Nuk ndryshojme aspak nga vendet Latine ku juntant e kokaines sundojne me miratim te SHBAse.
30 vjet qe jemi neveritur per gjithe Evropen nga kjo gjakpirje qe i behet jetij populli nga maskarenjte qe kjo ambasade na i ve e nderron sic deshiron.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kupton kush ndonjë gjë konkrete në këtë mesazh? -pyet artikull-shkruesi. Po, dallon qarte. ne keto dite rrezimi teatri, protestash, ambasadorja amerikane -me detyra te qarta- mendon se pozita e Rames ka paksa lekundje. Ndaj ajo shkon ta takoje dhe ne "mbeshtetje" e siper ti kerkoje ndonje gje, si bie fjala, qe Rama te flase per dhenien e Kucoves per 30 vjet amerikanve, pse jo dhe Gjadrin. Ditet dhe javet ne vazhdim do te na tregojne me shume e me sakte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.