Pandemia në SHBA, miratohet paketa 3 trilionë $. Republikanët: Dhuratë Socialistësh

Postuar në 16 Maj, 2020 14:37

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar dje një paketë prej 3 trilion dollarësh në përballjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit. Paketa është propozuar nga demokratët dhe synon qoftë aspektin shëndetësor, qoftë atë ekonomik. Paketa ka marrë 208 vota dhe është mbështetur nga një pjesë e republikanëve, por mediat raportojnë se ajo kundërshtohet nga Presidenti Donald Trump që ka parlajmëruar veton.

Nga ana e vet republikanët dhe Trump kanë propozuar mbrojtjen e biznesit dhe shkurtim taksash në kohë pandemie, përkundrejt një stimuli kaq masiv. Ky është një debat shumë i madh në një vend ku brenda dy muajve 36.5 milionë njerëz kanë aplikuar për pagën e papunësisë. Kjo është e barabartë me një në pesë persona të aftë për punë.

Qasja për mënyrën sesi duhet menaxhuar kjo situatë po riciklon përballjet e forta politike, teksa numri dy i republikanëve Steve Scalice e ka quajtur paketën e ndihmës si një lloj dhurate socialistësh. Aktualisht SHBA ka regjistruar 85 mijë vdekje nga CoVid-19, duke u klasfikuar si vendi me numrin më të madh të humbjeve njerëzore në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.