Kroati i famshëm Tesla. Beogradi proteston ndaj BE-së
Qeveria serbe ka dorëzuar një notë proteste ndaj Bashkimit Europian për shkak se një nga faqet online të bllokut – faqja e Qendrës për Mësimin e Fëmijëve - e përshkruante shpikësin e njohur Nikola Tesla si “kroati i famshëm”.
Ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka dërguar notën në Bruksel, ndërkohë qe para tij, ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç apeloi që BE-ja t’i kërkonte falje popullit serb.
Mbi Teslën ka disa pretendime dhe kjo nuk është gjë e rrallë në Ballkan. Sipas të gjitha gjasave ai ishte serb, pasi i tillë ishte identiteti i prindërve të tij, ndonëse lindi në Kroacinë e sotme, asokohe në perandorinë Austro-Hungareze. Një shkencëtar atipik dhe më shumë një kërkues dhe shpikës, ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Perëndim dhe ShBA duke iu dedikuar shkencës.
Serbia ka ndërtuar një muze për nder të tij, ndërkohë që një statujë ndodhet edhe në Zagreb, çka provon se asnjë prej të dy vendeve nuk heq dorë nga pretendimi absurd mbi origjinën, edhe pse gënjeshtra për të është faksifikim.
Comments
Në se quhet ku ka punuar
Në se quhet ku ka punuar atëherë ai është kroat e american. Përndryshe me prindër serb, ky zheni është serb.
Add new comment