Publikohet mesazhi i fundit i Vermahtit
Shërbimet sekrete britanike kanë publikuar për herë të parë mesazhin e fundit radio të njësive të Vermahtit, ushtria e kombinuar gjithëarmëshe e Gjermanisë naziste.
Publikimi është autorizuar nga Qendra Qeveritare për Komunikimet me rastin e 75-vjetorit të fitores mbi nazizmin në Europë.
Mesazhi i fundit është lëshuar nga një toger i quajtur Kunkel dhe i drejtohet si lamtumirë kolegëve të vet. Më 7 maj 1945, ora 7:35 të mëngjesit, Kunkel dërgoi këtë mesazh:
Trupat britanike hynë në Cuxhaven në orën 14:00 më 6 maj – që nga tani i gjithë komunikimi radio pushon. Ju uroj gjithë të mirat. Mbyllet përgjithnjë – gjithë të mirat – mirëmbetshi
thuhet në mesazh.
Në datën 4 maj u kap një mesazh tjetër, nga një ushtar i dislokuar në bregun danez që pyeste nëse dikush kishte cigare.
Nuk ka cigare
përgjigja e një ushtari tjetër.
Mesazhe që zbulojnë gjendjen në front, por edhe njerëzit pas makinerisë gjermane që nuk çedoi thuajse asnjëherë.
Comments
Nuk cedoi?!
Nuk cedoi?!
Shqip eshte: nuk leshoi!
Mjerane!
Po. Nuk cedoi. Ashtu eshte
Po. Nuk cedoi. Ashtu eshte shkruar dhe ashtu do shkruhet sa here ta mendoje te vlefshme autori.
Çedoi.
Add new comment