Paralajmërimi i OBSh-së: Në Afrikë mund të vdesin 190 000 njerëz
Afrika mund të jetë destinacioni i ri fatal i koronavirusit. Organizat Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në kontinentin afrikan mund të vdesin 190 000 njerëz nëse nuk zbatohen kufizimet e duhura. Aktualisht vende si Nigeria, Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë kanë lehtësuar masat.
Sipas OBSh-së në Afrikë mund të infektohen 29-44 milion njerëz në vitin e parë të pandemisë dhe 83 000-190 000 mund të vdesin në të njëjtën periudhë. Studimi ka marrë në konsideratë 47 vende afrikane, përveç Egjiptit, Libisë, Tunizisë, Marokut, Eritreas, Somalisë, Sudanit dhe Xhibutit.
Deri më tani në Afrikë kanë vdekur 2000 njerëz, shifër fare minimale krahasuar me Europës ku ka 140 000 të vdekur dhe në vend të parë qëndron Algjeria me 483 vdekje.
Add new comment