Shqipëria do të bëhet. Amerika po i bën reformat me Damian Gjiknurin

Postuar në 04 Maj, 2020 12:18

Sot, deputeti socialist Damian Gjiknuri njofton në Facebook:

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik

Ndoshta nuk e mbani mend, por z. Gjiknuri ma qenë ministër në qeverinë e z. Rama. Me emrin dhe firmën e tij lidhen një sërë projektesh, koncesionesh të përfolura si CEZ, koncesioni i rrugës së Kombit, Thumanë- Kashar, Unaza e Madhe, problemet e gazit, naftës etj..

Me këtë emër lidhen edhe përgjimet e zgjedhjeve, aq flagrante për çdo vesh normal dhe mendje të lirë. 

Mesa duket këto i kemi parë dhe dëgjuar vetëm ne në Shqipëri, pasi partnerët tanë strategjikë, as kanë parë e as kanë dëgjuar gjë. Ata kanë zgjedhur që me këtë njeri të bëjnë reforma të rëndësishme. Është gjithësesi e çuditshme të shohësh sesi p.sh Vangjush Dako merr vizë të kuqe si i korruptuar nga ShBA, kurse Gjiknuri buçko, është partner i tyre në reforma. Cili imunitet e mbron këë njeri? 

Me siguri imuniteti i atij që vihet në shërbim dhe që ka si atu të vetën sjelljen e dikujt që nuk mendon, por zbaton. Ka këtu një lloj mençurie të gërshetuar me dinakëri si dhe me pozicionimin e qartë për të qenë përherë pas shefit. Kjo është ligjësi e politikës së servit si kjo e Shqipërisë, ndërkohë që opozita as e përmend këtë fakt më. Ajo e ka amnistuar z. Gjiknuri i cili nuk prish qejf me njeri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.