Biznesi i vogël drejt falimentit. Paralajmërohen protesta
Rreth 80 për qind e biznesit të vogël po shkon drejt falimentimit. Alarmin e jep kryetari i shoqatës së këtij biznesit Albert Nasto, i cili thotë se ndihma e dhënë nga qeveria është e papërfillshme.
Sipas nesh janë 340 mijë qytetarë që punojnë në këto 91 mijë biznese që janë mbyllur nga qeveria. Të dyja paketat janë ndihmë sociale dhe nuk përfshijnë me mijëra biznese. Të gjitha bizneseve u kanë ardhur taksat lokale për të paguar. Dikush i ka paguar, dikush do t’i paguajë. Një handikap i madh është edhe çështja e faturimit të energjisë elektrike dhe ujit nga ana e qeverisë.
Biznesi paralajmëron protesta nëse ndaj tyre nuk akordohet paketë shtesë financiare dhe lehtësira të tjera.
Ne si shoqatë që mbron bizneset, do të fillojmë protestat. Do të shikojmë klauzolat e ligjit dhe Kushtetutës dhe do të fillojmë protestën. Nëse qeveria nuk ndihmon, mbi 80% e biznesit, që janë 110 mijë biznese në Shqipëri, do të falimentojnë.
Add new comment