Kryeministri italian kërkon falje publike për vonesat në pagesat e krizës
Me rasrin e ditës së 1 Majit, kryeministri italian, Giuseppe Conte ka shpërndarë një mesazh përmes të cilit njofton masat e lehtësimit, por edhe ka kërkuar falje për vinesat në pagesa ndaj shumë italianëve.
Sipas Contes qeverisë dhe shtetit italian i është dashur të kryejë sforcime ekuivalente me manovrat buxhetore të 2-3 vjetëve, ndërkohë që ka përmendur disa letra përmes së cilave qyetarë i luten të lejojë hapjen e aktiviteteve.
Kërkoj falje në emër të qeverisë dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të presojmë sepse pagesat dhe financimet të kompletohen sa më shpejt
shkruan Conte.
Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit dhe vetëm këto dy javë u duk qartë vendosja nën kontroll dhe ulja thelbësore e numrit tëvtë vdekurve dhe të të shtruarve në terapi intensive.
Add new comment