Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e Hashim Thaçit për qeverinë e re
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit si Kryeministër.
Ndërkohë, edhe avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se dekreti është pezulluar.
Ai ka thënë se Kosova nuk po mundet me një qeveri e jo më me dy.
Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konferencë për mediat ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër të Kosovës.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja ditën e nesërme për votimin e qeverisë së re.
Vetëvendosje ka dorëzuar dje një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese të nënshkruar nga 30 deputetë të grupit parlamentar, që kanë kërkuar që fillimisht të pezullohet vendimi për mandatarin deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.
TvT
Add new comment